|   K R E U   I 
            LINDJA DHE FORMIMI I BASHKËSISË 
              PRIMITIVE 
            1. SHFAQJA E SHOQËRISË NJERËZORE. 
              PALEOLITI 
             Gjurmët më të hershme të jetës 
              njerëzore 
              Historia e shoqërisë njerëzore fillon që në 
              kohën kur nga kopeja e majmunëve antropoidë u formuan 
              grupet e para të njerëzve primigjenë. Kjo ndarje 
              e njeriut nga bota e kafshëve u krye nëpërmjet një 
              procesi shumë të gjatë, të ndërlikuar dhe 
              të papërsëritshëm. 
              Periudha më e hershme e zhvillimit të kësaj shoqërie 
              primitive njihet arkeologjikisht me emrin e paleolitit (nga greqishtja 
              palaios - i vjetër, lithos - gur) dhe përfshin periudhën 
              afërsisht nga 1 500 000 deri në 10 000 vjet më parë. 
              Kjo epokë ndahet nga ana e saj në paleolit të ulët, 
              të mesëm dhe të lartë. 
              Në vendin tonë nuk janë zbuluar mbeturina kulturore 
              nga paleoliti i ulët, që zë një pjesë të 
              madhe të epokës së pleistocenit e vjen deri në 
              kohën e vërshimit të akullnajave Riss. 
              Gjurmët më të hershme të qenies së njeriut 
              në territorin e Shqipërisë shfaqen në periudhën 
              musteriane, që i përket paleolitit të mesëm 
              (100 000-30 000 vjet më parë). Këto përfaqësohen 
              nga vegla prej stralli të punuara mirë, me forma tipike 
              musteriane, të cilat i kanë shërbyer njeriut primitiv 
              për procese të ndryshme pune që lidheshin drejtpërdrejt 
              me sigurimin e ushqimit të tij të përditshëm. 
              Të tilla vegla, si prefëse, kruese, gërryese, etj., 
              janë gjetur, deri më sot, në stacionin prehistorik 
              të Xarës në rrethin e Sarandës, në stacionin 
              e Kryegjatës, në afërsi të Apolonisë (Fier) 
              dhe në stacionin e Gajtanit në rrethin e Shkodrës. 
              Nga format dhe përmasat e tyre të vogla këto vegla 
              ngjasojnë mjaft me veglat e strallit të zbuluara në 
              depozitimet musteriane të krahinave fqinje të Greqisë 
              Veriore, të Thesalisë, të Malit të Zi etj. 
              Tipi fizik i njeriut në këtë kohë ishte ai i 
              neandertalit . Në procesin e antropogjenezës ky tip paraqet 
              një hallkë më të zhvilluar në krahasim 
              me pitekantropin e paleolitit të ulët. 
              Dyndja nga veriu në jug e akullimit të periudhës 
              gjeologjike Riss bëri që edhe në vendin tonë 
              klima të pësojë ndryshime të mëdha. Në 
              malet e larta të Shqipërisë u formuan akuj të 
              përhershëm, që zbritën deri në lartësinë 
              1 000 m mbi nivelin e detit. Si pasojë e këtyre ndryshimeve 
              klimatike ndryshoi dhe fauna e flora e vendit. Nga kafshët 
              e vjetra qëndruan vetëm ato që mundën ta përballonin 
              të ftohtit. Krahas tyre u shfaqën dhe kafshët karakteristike 
              vetëm për kushtet e klimës së ftohtë. Të 
              tilla ishin mamuthi, rinoceronti leshtor, bizoni, dreri i veriut, 
              ariu i shpellës, hiena e shpellës, dhia e egër etj. 
              Të ftohtët ndikoi edhe në mënyrën e jetesës. 
              Në luftën për të përballuar vështirësitë 
              klimatike dhe për të mbijetuar, njeriu i kësaj kohe 
              bëri hapa të rëndësishëm drejt përparimit; 
              u strehua në shpella pasi triumfoi në luftën për 
              jetë a vdekje me kafshët e egra që i kishin zënë 
              që më përpara këto vend-strehime natyrore. U 
              vesh duke shfrytëzuar lëkurët e kafshëve, mësoi 
              të ndezë vetë zjarrin, të cilin e përdori 
              me sukses kundër të ftohtit dhe bishave të egra, 
              por sidomos për të përmirësuar strukturën 
              e ushqimit, duke përdorur gjerësisht mishin e pjekur, 
              i cili luajti një rol të madh në përmirësimin 
              e mëtejshëm biologjik të tij. Zjarri qe një 
              arritje shumë e rëndësishme për kohën, 
              sepse i dha njeriut për të parën herë zotërimin 
              mbi një fuqi të caktuar të natyrës, që 
              e ndau atë përfundimisht nga bota e kafshëve. 
              Banorët e paleolitit të mesëm jetonin me prodhimet, 
              që i gjenin të gatshme në natyrë dhe sidomos 
              me gjueti, e cila përbënte edhe drejtimin kryesor të 
              veprimtarisë së neandertalasve. Me mbledhjen e frutave 
              dhe të zhardhokëve, me ruajtjen e zjarrit, me rritjen 
              e fëmijëve, me përgatitjen e lëkurës për 
              veshje, etj., merrej gruaja, ndërsa burri dilte për gjah 
              ose merrej me përgatitjen e veglave të punës dhe 
              të armëve. Gjuetia e kafshëve të mëdha, 
              në kushtet e nivelit të atëhershëm, primitiv 
              të veglave të punës, mund të bëhej vetëm 
              në mënyrë kolektive. Në këto rrethana ajo 
              ndihmoi shumë në forcimin e lidhjeve të brendshme 
              midis anëtarëve të grupeve dhe së bashku me 
              krijimin e lidhjeve të gjakut shpuri në organizimin e 
              bashkësisë primitive. 
              
              Lindja e gjinisë matriarkale 
            Paleoliti i lartë është përfaqësuar shumë 
              më gjerë. Vegla pune të kësaj periudhe janë 
              zbuluar me shumicë në sipërfaqen e stacionit të 
              Xarës (Xara II), në shpellën e Shën Marinës 
              në Bogas të Sarandës, në shpellën e Konispolit, 
              në Kryegjatë, në Rrëzë të Dajtit dhe 
              në Gajtanin III, pra në një rreze të tillë 
              që nënkupton shtrirjen e vendbanimeve të kësaj 
              kohe në pjesën më të madhe të territorit 
              të Shqipërisë. Këto materiale përbëhen 
              kryesisht nga vegla stralli të tipit aurinjacien, të një 
              përvoje më të përparuar teknike dhe me forma 
              më të larmishme, kryesisht thika, kruese dhe gërryese. 
              Së bashku me veglat prej stralli në depozitën rrëzë 
              Dajtit janë gjetur edhe disa vegla prej kocke, të cilat 
              në këtë kohë marrin një përdorim të 
              gjerë krahas përsosjes së mëtejshme të 
              punimit të strallit. Në shtresën paleolitike të 
              shpellës së Shën Marinës përveç 
              veglave të punës janë gjetur dhe gjurmë zjarri, 
              si dhe fosile kafshësh të pleistocenit të vonë 
              (capra ibex - dhi e egër), që tregojnë për një 
              faunë të ngjashme me atë të paleolitit të 
              mesëm, gjë që është dhe e kuptueshme, pasi 
              klima dhe në këtë kohë vazhdoi të ishte 
              e ftohtë dhe e lagësht si më parë. 
              Përparësi kanë të dhënat që janë 
              zbuluar në shtresën më të hershme të shpellës 
              së Konispolit I, të datuar 26 370 vjet më parë, 
              si një seri veglash pune të përgatitura nga gur-stralli 
              i bardhë me retush të varfër, kocka kafshësh 
              të egra si edhe farë rrushi të egër dhe thjerrëza 
              të karbonizuara, të cilat janë tipike për Mesdheun 
              Lindor paraneolitik. 
              Gjuetia e kafshëve të egra vazhdon edhe në këtë 
              etapë të fundit të zhvillimit paleolitik të 
              vendit tonë, të jetë mjeti kryesor i sigurimit të 
              ushqimit. Madje në këtë kohë përsosen dhe 
              më tepër armët e gjuetisë si dhe format e saj. 
              Mbledhja e prodhimeve të gatshme, gjithashtu, mbetet një 
              nga mënyrat e sigurimit të ushqimit të përditshëm. 
              Gjatë kësaj epoke përfundon procesi i gjatë 
              dhe i ndërlikuar i antropogjenezës. Nga neandertali, me 
              tipare ende shtazore, kalohet tani në tipin e njeriut të 
              sotëm - homo sapiens. 
              Si rrjedhim i përsosjes së veglave të punës 
              prej stralli e kocke u rrit ndjeshëm mundësia e sigurimit 
              më me shumicë të produkteve ushqimore, gjë që 
              solli ndryshime dhe në organizimin e bashkësisë primitive. 
              Formohen tani grupe të qëndrueshme njerëzish të 
              bashkuar jo vetëm nga forma e përbashkët e prodhimit, 
              por edhe nga lidhjet e gjakut dhe nga origjina e tyre e përbashkët. 
              Gradualisht kalohet në bërthamën e parë të 
              organizimit shoqëror, në gjininë matriarkale. Ishte 
              matriarkale, pasi gruaja luante rol të dorës së parë 
              në ekonomi dhe në jetën shoqërore të kësaj 
              bashkësie gjinore. Forma kryesore e familjes në këtë 
              gjini ishte martesa me grupe, prej së cilës origjina e 
              fëmijëve përcaktohej vetëm nëpërmjet 
              nënës. 
              Në epokën e mezolitit (guri i mesëm) 10 000 - 7 000 
              vjet p.e.re ndodhën ndryshime të mëdha në florën 
              dhe në faunën e kontinentit, rrjedhimisht edhe në 
              territorin e Ballkanit. U zhdukën të gjitha kafshët 
              tipike të pleistocenit, si mamuthi, rinoceronti etj., kurse 
              një pjesë e kafshëve që vazhduan të jetonin 
              ndryshuan përhapjen gjeografike. Në kushtet e reja gjeo-klimatike, 
              njeriu i mezolitit filloi të kalojë nga ekonomia që 
              mbështetej në gjuetinë e mbledhjen e produkteve të 
              gatshme, në fillimet e bujqësisë e të blegtorisë 
              primitive. 
              Epoka e mezolitit dallohet nga ajo e paleolitit edhe prej veglave 
              të punës, të cilat janë bërë nga ashkla 
              stralli shumë të vogla me forma të rregullta gjeometrike, 
              si trekëndësha, trapezoidale, në formë segmenti 
              etj., me përmasa të vogla 4-6 cm, ndaj quhen mikrolite. 
              Në territorin e Shqipërisë vendbanime mezolitike 
              janë zbuluar në shpellën e Konispolit (Konispol II) 
              dhe në Kryegjatë. Në të dyja këto vendbanime 
              veglat prej stralli janë të cilësisë shumë 
              të mirë, kanë forma tipike mezolitike, me retush 
              të imët të cilësisë së lartë. 
              Në Konispol ato janë datuar saktësisht në vitet 
              8500 p.e.sonë (në bazë të C14). 
              Me epokën mezolitike lidhet pjesërisht edhe vendbanimi 
              i Vlushës (rrethi i Skraparit), ku janë zbuluar vegla 
              stralli tipike mezolitike. Këto vegla janë gjetur së 
              bashku me fragmente enësh shumë primitive, fakt që 
              e daton Vlushën në fillimet e epokës neolitike. Sidoqoftë, 
              ato i takojnë një kulture me tradita të forta mezolitike, 
              dhe Vlusha përfaqëson një kulturë që vë 
              në lidhje të drejtpërdrejtë epokën e mezolitit 
              me fillimet e epokës së neolitit. Të marra së 
              bashku, Konispoli II, Kryegjata dhe Vlusha, përbëjnë 
              një dëshmi të rëndësishme për formimin 
              e kulturës neolitike në territorin e Shqipërisë. 
             
              
	  include ("../reklama460.php");
	  ?>
             
            2. N E O L I T I 
             Vendbanimet neolitike 
            Neoliti (nga greq. neos - i ri dhe lithos - gur) përfaqëson 
              etapën e fundit dhe njëkohësisht më të 
              zhvilluarën të epokës së gurit. Ai përfshin 
              një kohë që fillon nga mijëvjeçari i 
              shtatë dhe mbaron nga fundi i mijëvjeçarit të 
              katërt p.e.sonë. Arkeologjikisht neoliti ndahet në 
              tri periudha të mëdha: e hershme, e mesme dhe e vonë. 
              Në këtë të fundit përfshihet dhe periudha 
              e bakrit ose eneoliti (nga bashkimi i fjalës lat. eneos - bakër 
              dhe greq. lithos - gur), që përbën etapën e 
              fundit dhe kalimtare për epokën e bronzit. 
              Në këta tridhjetë vjetët e fundit janë 
              zbuluar e gërmuar një numër i madh vendbanimesh neolitike 
              me shtrirje gati në tërë territorin e Shqipërisë, 
              si në Maliq, në Cakran, në Vashtëmi, në 
              Burimas, në Podgorie, në Barç e në Dërsnik 
              të rrethit të Korçës, në Kamnik të 
              Kolonjës, në Blaz e Nezir të Matit, në Cakran 
              të Fierit, në Burim, në Gradec e në Cetush të 
              Dibrës, në Kolsh të Kukësit, në Rajcë 
              e në Rashtan të Librazhdit e nga gjetje të rastit 
              në pika të tjera. Më mirë është njohur 
              e studiuar pellgu i Korçës, i cili gjatë epokës 
              prehistorike ka pasur kushte shumë të mira gjeoklimatike. 
              Ai paraqet sot zonën më të pasur e më të 
              zhvilluar kulturore të neolitit si edhe pellgun ku mund të 
              ndiqet pa ndërprerje zhvillimi i kulturës neolitike në 
              gjithë shtrirjen e tij kohore. Materialet e gjetura në 
              këto qendra prehistorike, krahas atyre të dala në 
              dritë shumë kohë më parë si në Velçë 
              të Vlorës ose rastësisht në rrethet e tjera 
              të vendit, kanë dhënë mundësi që të 
              njihen aspekte të ndryshme të jetës ekonomike, shoqërore 
              dhe kulturore të banorëve neolitikë të territorit 
              tonë, ndërsa përhapja e gjerë e këtyre 
              vendbanimeve dhe e gjetjeve rastësore neolitike ka treguar 
              se ky territor gjatë kësaj epoke ka qenë i banuar 
              dendur dhe pa ndërprerje. 
              Jeta në vendin tonë gjatë neolitit u zhvillua në 
              kushte shumë të përshtatshme natyrore. Klima e ftohtë 
              dhe e lagësht e paleolitit, e cila kishte filluar që në 
              mezolit t’i lëshonte vendin një klime më të 
              butë, tani merr pak a shumë karakterin e klimës së 
              sotme. Si rrjedhim edhe flora e fauna thuajse nuk ndryshojnë 
              prej asaj të ditëve tona. 
              Këto rrethana të favorshme natyrore ndihmuan që vendi 
              ynë gjatë neolitit të arrijë në një 
              nivel të lartë zhvillimi ekonomik dhe kulturor për 
              atë kohë. Njeriu nga skllav i natyrës, siç 
              ishte në paleolit, shndërrohet tani, pak e nga pak, në 
              zotërues i saj. Në këtë kohë lindin e zhvillohen 
              forma të ndryshme të veprimtarisë prodhuese të 
              njeriut, të cilat me plot të drejtë mund të 
              merren si zanafilla e degëve të veçanta të 
              ekonomisë dhe të përparimit teknik e kulturor të 
              shoqërisë së sotme. Të tilla janë bujqësia 
              e blegtoria, prodhimi i qeramikës, tjerrja dhe endja, teknika 
              e ndërtimit të banesave etj. Përsoset në këtë 
              kohë edhe teknika e punimit të veglave prej kocke dhe 
              prej guri. Hyn në përdorim të gjerë dhe bëhet 
              karakteristike për epokën dhe teknika e lëmimit të 
              gurit. Nga fundi i neolitit (eneolit), për të parën 
              herë dalin dhe veglat e objektet prej bakri, të cilat 
              shënojnë dhe fillimet e metalurgjisë në vendin 
              tonë. 
              Në këto periudha të largëta të prehistorisë, 
              vendbanimet i ndeshim zakonisht nëpër tarraca lumore, 
              pranë burimeve ose në vende me toka pjellore dhe të 
              pasura me pyje që strehonin shumë kafshë të 
              egra. Por krahas këtyre, vazhdonin të shërbenin si 
              vendbanim edhe shpellat (shpella e Velçës, e Trenit, 
              e Konispolit, e Blazit etj.). Banesat paraqiten dy llojesh: në 
              formë gropash nëndhese (Cakran) dhe të tilla të 
              ndërtuara drejt mbi tokë (Maliq, Kamnik, Kolsh etj.). 
              Zakonisht këto kishin planimetri drejtkëndëshe dhe 
              ishin një ose dy dhomëshe. Muret e tyre thureshin me thupra 
              ose me kallama dhe lyheshin pastaj me baltë në njërën 
              ose në të dy faqet e tyre. Dyshemetë ishin gjithashtu 
              prej balte; në disa raste ato vendoseshin mbi shtroje trarësh 
              për të izoluar lagështirën. Në Dunavec 
              dhe në Maliq të Korçës janë zbuluar banime 
              të ngritura mbi hunj (palafite). Mbi hunjtë vertikalë 
              qëndronte një platformë prej trarësh të 
              vendosur horizontalisht e mbi të ngriheshin banesat (kasollet) 
              të shtruara me baltë. Palafiti i Maliqit ka qenë 
              i rrethuar me një gardh që e mbronte nga vërshimi 
              i ujit apo nga rreziqe të tjera. 
               
               
              Ekonomia. Lulëzimi i gjinisë matriarkale 
             Nga materialet e zbuluara në vendbanimet neolitike të 
              vendit tonë del se bujqësia përbënte një 
              nga format kryesore të prodhimit dhe sidomos tek ato bashkësi 
              primitive që banonin në toka pjellore, si p.sh. në 
              pellgun e Korçës, në fushën e Cakranit (Fier) 
              etj. Toka punohej cekët me shat prej guri ose briri dreri. 
              Kjo ishte forma më primitive e punimit të tokës. 
              Në këtë kohë mbillej gruri si dhe llojet e tjera 
              të drithërave. Këtë e tregojnë farërat 
              e karbonizuara të zbuluara në shtresat neolitike të 
              Podgories, të Konispolit, të Maliqit apo në muret 
              e banesave të lyera me baltë të përzier me byk 
              drithërash, siç i gjejmë në vendbanimet më 
              të hershme neolitike (Vashtëmi, Kolsh etj.). 
              Në depozitimet neolitike të vendit tonë, përzier 
              me mbeturina të ndryshme të kulturës, janë zbuluar 
              me shumicë dhe kocka bagëtish të imëta dhe të 
              trasha, që tregojnë se krahas bujqësisë banorët 
              neolitikë merreshin edhe me blegtori. Prej bagëtive ata 
              siguronin qumështin, mishin, leshin, lëkurën etj. 
              Një pjesë të këtyre produkteve ata i siguronin 
              dhe nëpërmjet gjuetisë së kafshëve të 
              egra, kockat dhe brirët e të cilave i ndeshim gjithashtu 
              në qendrat e banuara të kësaj kohe. Dreri ishte një 
              nga kafshët e egra më të parapëlqyera të 
              gjahut, i cili përveç mishit dhe lëkurës, 
              u siguronte bujqve primitivë edhe brirët me të cilët 
              bënin vegla të ndryshme bujqësore, si shetër, 
              çekanë etj., dhe që i gjejmë të përfaqësuar 
              mirë sidomos në vendbanimin e Dunavecit e të Maliqit. 
              Po këtu janë zbuluar edhe shumë pesha rrjetash, gropa 
              etj., që dëshmojnë se një formë tjetër 
              e sigurimit të ushqimit të banorëve neolitikë 
              të Dunavecit e të Maliqit ishte dhe peshkimi. 
              Banorët neolitikë të vendit tonë dinin gjithashtu 
              të tirrnin fijen dhe të endnin prej saj rroba me anë 
              të vegjës primitive vertikale. Këtë e tregojnë 
              rrotullat e boshtit dhe peshat për tërheqjen e fijes në 
              vegjë, të zbuluara në Maliq e gjetkë. 
              Që në etapën më të hershme të neolitit 
              shfaqen dhe enët prej balte të pjekur, që përbëjnë 
              si kudo gjetjet më të shumta e më të rëndësishme 
              në vendbanimet e kësaj kohe. Prodhimi primitiv i tyre 
              ashtu si edhe ai i tekstilit dhe i prodhimeve bujqësore, ishte 
              i lidhur me punën e gruas. Çdo bashkësi neolitike 
              i përgatiste vetë enët sipas nevojave të saj. 
              Ato punoheshin me dorë në forma e madhësi të 
              ndryshme, me faqe të trasha ose të holla, me ose pa zbukurime 
              sipas qëllimit të tyre praktik. 
              Zhvillimi i madh, për atë kohë, i prodhimit, i cili 
              gjeti shprehjen e vet në shtimin e llojeve të veglave 
              të punës dhe në përmirësimin teknik të 
              punimit të tyre, në zhvillimin e formave të tilla 
              të ekonomisë, siç ishin bujqësia dhe blegtoria 
              etj., solli ndryshime dhe në organizimin shoqëror, që 
              u pasqyrua në përmirësimin e mëtejshëm 
              të strukturës gjinore. Gjinia matriarkale e lindur që 
              në paleolitin e lartë dhe e zhvilluar dalëngadalë 
              gjatë mezolitit arrin tani fazën e lulëzimit të 
              saj. Në fushën ekonomike kjo fazë e zhvillimit gjinor 
              ishte e lidhur kryesisht me zhvillimin e bujqësisë primitive, 
              e cila duke qenë punë e gruas, i jepte asaj një vend 
              me rëndësi në prodhimin shoqëror. Paraqitja 
              e saj me figurat e shumta prej balte, dëshmon se ajo kishte 
              një pozitë parësore në gjini. Martesa me grupe, 
              karakteristike për periudhën e hershme të matriarkatit, 
              zëvendësohet tani në periudhën e lulëzimit 
              të saj me një formë të re më të përsosur, 
              me martesën me çifte. 
              Gjatë gjithë kohës së neolitit, gjinia mbetet 
              e vetmja njësi shoqërore dhe ekonomike në bashkësinë 
              primitive. Në këtë gjini kishte jo vetëm bashkësi 
              familjesh me çifte, por edhe një organizim pune dhe 
              konsumi kolektiv. Puna e përbashkët i shpinte njerëzit 
              në pronën e përbashkët mbi mjetet e prodhimit 
              dhe mbi produktet e prodhimit. 
              Ndërmjet gjinive, që jetonin në afërsi të 
              njëra-tjetrës, u vendosën gjatë kësaj periudhe 
              marrëdhënie të tilla ekonomike e shoqërore që 
              shpunë në formimin e bashkësive fisnore. Midis këtyre 
              njësive të mëdha fisnore fqinje ose më të 
              largëta, ekzistonin marrëdhënie këmbimi. Në 
              vendbanimet tona neolitike janë ndeshur sende të sjella 
              nga krahina të largëta, siç janë p.sh., importet 
              e poçerisë diminiane të Thesalisë në 
              depozitimet e vendbanimit të Cakranit apo të Kamnikut 
              etj. 
             
              
	  include ("../reklama460.php");
	  ?>
             
            Arti dhe botëkuptimi 
            Arti i bujqve dhe i blegtorëve neolitikë priret drejt 
              formave dekorative gjeometrike dhe figurative skematike. 
              Arti dekorativ neolitik shfaqet me tërë përmbajtjen 
              e tij sidomos në prodhimet e poçerisë, ku shumë 
              nga format e enëve me harmoninë dhe me elegancën 
              e trupit të tyre i tejkalojnë kërkesat e ngushta 
              utilitare dhe hyjnë në fushën e realizimeve artistike. 
              Në tërë kulturat neolitike të vendit tonë 
              qeramika paraqitet e zbukuruar me ornamente të shumta të 
              realizuara me teknika të ndryshme (pikturim, gërvishtje, 
              ngulitje, inkrustim, etj.) dhe trajtime të veçanta stilistike, 
              sipas fazave të zhvillimit përparues të saj. Motivet 
              e zbukurimit përbëhen nga vija të drejta ose të 
              përkulura me kombinime nga më të ndryshmet, si dhe 
              nga figura gjeometrike: trekëndësha e rombe me fushë 
              të zbrazët ose të vizatuar, nga rrathë, spirale, 
              meandra, etj. Këto motive, përveç zhvillimit të 
              thjeshtë për të zbukuruar enët, kanë shërbyer, 
              në mjaft raste, edhe si simbole grafike për të paraqitur 
              ambientin, sendet apo fuqitë e natyrës sipas botëkuptimit 
              magjik të njerëzve neolitikë. 
              Arti figurativ i kësaj kohe përfaqësohet kryesisht 
              nga figurat antropomorfe apo zoomorfe prej balte të pjekur, 
              të cilat kryesisht janë të vogla. Tipari më 
              karakteristik i tyre është skematizimi i formës, 
              nganjëherë jashtë masës, ashtu sikurse është 
              në artin dekorativ të qeramikës gjeometrizimi i theksuar 
              i ornamentit. Këto figura qeniesh paraqiten në formë 
              cilindrike, plaçke apo steatopigjike (vithegjera), në 
              këmbë ose ulur. Një pjesë e tyre janë të 
              ngjashme me tipat përkatës të Azisë së 
              Përparme dhe të Mesdheut Lindor, gjë që tregon 
              për lidhje e ndikime kulturore të drejtpërdrejta 
              të kulturave neolitike të vendit tonë me ato të 
              këtij areali. 
              Këto prodhime plastike, shpesh me vlera artistike, personifikonin, 
              nga ana tjetër, ato fuqi të panjohura, të cilat sipas 
              bujqve dhe blegtorëve primitivë, kishin në dorë 
              pjellorinë e tokës dhe mbarështimin e kafshëve. 
              Kështu, figurat e grave, të cilat mbizotërojnë 
              në plastikën antropomorfe neolitike, janë të 
              lidhura me kultin e pjellorisë së tokës-nënë, 
              ndërsa ato që riprodhojnë figura zoomorfe - me kultin 
              e kafshëve shtëpiake, që luanin, ashtu sikurse dhe 
              bujqësia, një rol të rëndësishëm në 
              ekonominë e bashkësisë neolitike. Me kultin e tokës-nënë 
              dhe të kafshëve lidhen edhe vazot antropomorfe e zoomorfe 
              të zbuluara në vendbanimet neolitike të Maliqit, 
              të Dunavecit etj.  
              Botëkuptimi i banorëve neolitikë është 
              shprehur edhe në kultin e varrimit. Varrosja e të vdekurve 
              bëhej pranë ose brenda territorit të vendbanimit. 
              Varret nuk kishin ndonjë ndërtim të veçantë; 
              kufoma vendosej në një gropë të cekët në 
              pozicion fjetjeje dhe këmbë të mbledhura pa takëm 
              funeral. Riti i varrimit brenda territorit të banuar ose brenda 
              banesës ishte i lidhur me një zakon shumë të 
              përhapur në atë kohë në Ballkan dhe në 
              përgjithësi në rajonin e gjerë të Mesdheut. 
              Siç duket, ai kishte karakter flijimi dhe u kushtohej fuqive 
              që mbronin vendbanimin. 
               
               
              Grupet etno-kulturore neolitike 
            Numri i konsiderueshëm i vendbanimeve neolitike të zbuluara 
              në tërë territorin e Shqipërisë si edhe 
              përkatësia kohore e tyre nga neoliti i hershëm në 
              neolitin e mesëm, të vonë, duke përfshirë 
              dhe epokën e bakrit, e bëjnë të mundur të 
              veçojmë disa grupe kulturore dhe ta ndjekim zhvillimin 
              e kulturës pa ndërprerje nga fillimet e mijëvjeçarit 
              të shtatë e deri në fund të mijëvjeçarit 
              të katërt p.e.sonë. 
              Neoliti i hershëm, përfaqësohet nga Vlushi, Podgoria 
              I, Vashtëmia, Kolshi I, Burimi dhe Blazi I e II. Vendbanimi 
              i Vlushit karakterizohet nga një qeramikë trashanike ngjyrë 
              gri të zezë, me forma tepër të thjeshta e me 
              pak zbukurime të bëra me shtypje. Qeramika gjendet së 
              bashku me vegla pune prej stralli tipike mezolitike, ndaj Vlushi 
              i takon periudhës kalimtare nga mezoliti në neolit. 
              Kultura Podgorie I, Vashtëmia, Kolshi I, Burimi dhe Blazi I, 
              II, të cilat janë njohur e studiuar mirë, i takojnë 
              neolitit të hershëm të zhvilluar. Kjo periudhë 
              në territorin e Shqipërisë Juglindore është 
              dokumentuar nga kultura Podgorie I. Falë një shtrese kulturore 
              të trashë rreth 3 m e mjaft të qartë, në 
              Podgorie, dhe të një lënde shumë të pasur 
              arkeologjike mund të rindërtohet tabloja e asaj kulture, 
              e cila karakterizohet nga qeramika njëngjyrëshe e kuqe 
              me shkëlqim, nga qeramika e pikturuar me bojë të 
              bardhë mbi sfond të kuq si edhe nga figurat steatopigjike 
              prej balte e tryezat e thjeshta të kultit, të cilat i 
              vënë në raporte të drejtpërdrejta kulturore 
              e kronologjike me neolitin e hershëm të Thesalisë 
              (faza Presesklo e pjesërisht Protosesklo), si edhe me neolitin 
              e hershëm të Maqedonisë (Vrshnik-Anzabegovo Ib, c). 
              Elementet e tjera të pranishme në Podgorie I, si qeramika 
              impreso e tipit të Devollit e ajo e tipit adriatik, si edhe 
              qeramika barbotine e sheshtë e vënë atë në 
              lidhje me kulturat e neolitit të hershëm adriatik e ballkano-qendror. 
              Kultura përfaqësuese e Shqipërisë Verilindore, 
              Kolshi I ka si tregues themelor qeramikën barbotine në 
              reliev të ngritur, qeramikën e pikturuar me bojë 
              kafe mbi sfond të kuq dhe qeramikën impreso, të cilat 
              vendosen mjaft qartë në raporte kulturore e kronologjike 
              me Rudnikun (Rudniku III) në Kosovë dhe me gjithë 
              kulturat e fazës Starçevo II b të Ballkanit Qendror. 
              Blazi I e II në zonën e Matit ka qeramikë të 
              tipit impreso-kardium me motive të ndryshme, si edhe qeramikë 
              njëngjyrëshe gri e të zezë me shkëlqim 
              që i japin kulturës së këtij vendbanimi shpellor 
              karakterin adriatik lindor (Smilçiç I). 
              Kalimi nga neoliti i hershëm në neolitin e mesëm 
              shënon një kthesë në të gjithë zhvillimin 
              kulturor të territorit të vendit tonë, gjë që 
              është pasqyruar mjaft qartë në kulturat Dunavec 
              I - Cakran Blaz III, të cilat përfaqësojnë dhe 
              tri fazat kryesore të zhvillimit të neolitit të mesëm 
              në Shqipëri. Tipar themelor për të gjitha fazat 
              e kësaj periudhe është qeramika ngjyrë gri, 
              gri e zezë dhe e zezë me sipërfaqe të lëmuar 
              me ose pa shkëlqim, si edhe qeramika barbotine e impreso të 
              trashëguara nga neoliti i hershëm. Qeramika shquhet për 
              një larmi formash ku mbizotërojnë kupat bikonike 
              me variante të ndryshme, tasat trung konikë me fund të 
              lartë, enët me trup sferik me profile të ndryshme 
              etj. Qeramika e neolitit të mesëm dallohet edhe për 
              pasurinë e zbukurimeve të bëra me incizim e thellim, 
              hera-herës të inkrustuara me bojë të kuqe ose 
              të bardhë, për zbukurimet plastike variantesh të 
              ndryshme, për zbukurimin me kanelyra, me pikturim etj. 
              Çdo njëra nga tri kulturat përfaqësuese ka 
              tiparet dhe veçoritë lokale që burojnë nga 
              diferencat në kronologjinë relative si edhe nga pozita 
              gjeografike, nga raportet e lidhjet që ato kishin me kulturat 
              fqinje. 
              Faza Dunavec I që përfaqëson shtresën më 
              të hershme të neolitit të mesëm është 
              e lidhur me ekzistencën e një vendbanimi palafit, i cili, 
              sot për sot, është më i hershmi në territorin 
              e Ballkanit. Në Dunavecin I, krahas qeramikës së 
              zezë të cilësisë shumë të mirë 
              vazhdoi të përdorej gjerësisht qeramika barbotine 
              me reliev të zhvilluar, traditë kjo e neolitit të 
              hershëm Starçevian. Por tonin kulturës së 
              Dunavecit I ia jepnin format e reja të enëve të zbukurimit 
              në reliev, zbukurimet me incizim e ngulitje, zbukurimet me 
              kanelyra, pikturimi gri etj. 
              Gjatë Dunavecit II, krahas elementeve që u trashëguan 
              nga periudha paraardhëse, që edhe këtu përbëjnë 
              shumicën, ka edhe një tog elementesh të reja që 
              e veçojnë atë si një fazë më vete. 
              Zbukurimi në reliev njeh zhvillimin e tij më të gjerë, 
              po ashtu bëhet tipik zbukurimi me gërvishtje i llojit 
              adriatik, kanelyra përmirësohet cilësisht dhe, krahas 
              pikturimit gri, del edhe qeramika e pikturuar me bojë të 
              kuqërremtë. Në këtë fazë shfaqen edhe 
              fragmentet e para të qeramikës dyngjyrëshe kuq e 
              zi. 
              Cakrani dhe Dunaveci II kanë përputhje të plotë 
              kulturore e kronologjike. Për t’u shënuar është 
              gjetja në Cakran e disa fragmenteve enësh të pikturuara 
              dhe në Dunavec II e një fragmenti, të cilat janë 
              të importuara nga kultura Thesalike e Diminit të hershëm 
              (faza Tsangli). Ato japin një datë të saktë 
              për ekzistencën e njëkohshme të Cakranit e të 
              Dunavecit II me Tsanglin dhe në të njëjtën kohë 
              dëshmojnë për zhvillimin e këmbimit midis trevave 
              tona me Thesalinë. Edhe kultura e Kolshit II në territorin 
              e Shqipërisë Verilindore gjen përputhje të plotë 
              me atë të Cakranit. 
              Faza fundore e neolitit të mesëm është dëshmuar 
              nga Blazi III në territorin e Shqipërisë së 
              brendshme qendrore. Ajo karakterizohet nga qeramika ngjyrë 
              gri, gri e zezë e ngjyrë kafe e zbukuruar me motive linearo-gjeometrike 
              e spiralike, të cilat janë elemente karakteristike për 
              kulturat danilike të bregdetit dalmatin. Krahas tyre ka edhe 
              enë të zbukuruara me ornamente me vija të thelluara, 
              të cilat mjaft mirë e vënë këtë fazë 
              të neolitit të mesëm në raporte kulturore e 
              kronologjike me kulturën Lisiçiç (Hvar I) të 
              neolitit të vonë të Adriatikut. 
              Kulturat e neolitit të mesëm të vendit tonë 
              kanë edhe disa tregues të rëndësishëm të 
              kultit e të botës shpirtërore. Si shfaqje e re dhe 
              kryesore janë ritonet, enë jo të zakonshme me katër 
              këmbë me grykë vezake të vendosur pjerrtas me 
              një dorezë të madhe në pjesën e sipërme 
              të trupit dhe të lyera me bojë të kuqe. Këto 
              ritone sipas mendimit të shumë studiuesve duhet të 
              kenë shërbyer në ceremoni rituale kushtuar kulteve 
              të rëndësishme, siç është ai i pjellorisë 
              së tokës, i nënës së madhe, kulte që 
              ishin të lidhura me riprodhimin e jetës, me pjellorinë 
              e tokës e të bagëtisë, të cilat ishin degët 
              bazë të ekonomisë. 
              Një kult tjetër i epokës neolitike është 
              ai i varrimit të fëmijëve në vendbanim, të 
              vendosur në pozicion kruspull, dëshmi e një flijimi 
              për vetë vendbanimin. 
              Kalimi nga periudha e neolitit të mesëm në neolitin 
              e vonë është bërë shkallë-shkallë, 
              gjë që provohet nga kultura e vendbanimeve të Dërsnikut, 
              të Barçit II dhe të Maliqit I (Kamnik) ku disa 
              tregues të kulturës vazhdojnë edhe gjatë neolitit 
              të vonë, madje zhvillohen më tej dhe bëhen karakteristike. 
              E tillë është qeramika me tone të çelëta 
              e punuar me kujdes dhe e pikturuar me ngjyra të ndryshme, me 
              motive të larmishme linearo-gjeometrike dhe meandro-spiralike. 
              Kjo qeramikë krijon efekte shumë të ngjashme me qeramikën 
              e neolitit të vonë të Thesalisë, që njihet 
              arkeologjikisht si faza e Diminit klasik. Këto elemente kulturore 
              luajtën një rol të rëndësishëm në 
              formimin e kulturës së neolitit të vonë të 
              vendit tonë. 
              Fazën finale të epokës së gurit të ri ose 
              siç quhet ndryshe epoka e bakrit, e përfaqësojnë 
              tri vendbanime me një vijimësi kulturore e kronologjike: 
              Burimasi, Maliqi II a dhe Maliqi II b. Kultura e tyre karakterizohet 
              nga përsosja e veglave të strallit, e veglave me gur të 
              lëmuar dhe e atyre prej kocke e briri, si dhe dalja e veglave 
              të para prej bakri (sëpata të tipit daltë, biza 
              e grepa peshkimi), të cilat për shkak të cilësisë 
              së butë të bakrit nuk mundën të zëvendësonin 
              veglat e traditës neolitike. 
              Tiparin themelor të kësaj faze e përbën qeramika, 
              e cila dallohet për cilësinë e punimit të saj, 
              për larminë e formave të enëve, për ngjyrën 
              e zezë e gri të zezë shpeshherë me shkëlqim, 
              si edhe për zbukurimet e shumëllojshme (me pikturim gri, 
              me bojë të bardhë ose të kuqe, me incizim, me 
              ornamente plastike apo kanelyra etj.). Kultura shquhet edhe për 
              një pasuri e larmi objektesh kulti, si figura antropomorfe 
              e zoomorfe, tavolina kulti e objekte të tjera të karakterit 
              ritual. 
              Kultura neolitike e vendit tonë u zhvillua në lidhje e 
              marrëdhënie të ngushta me kulturat bashkëkohëse 
              të vendeve fqinje, si me kulturën Crnobuki-Shuplevac të 
              Pelagonisë, me kulturën Rahmani të Thesalisë 
              dhe me kulturat egjeane të bronzit të hershëm. 
              Të dhënat e deriatëhershme dëshmojnë kështu 
              se kultura neolitike në vendin tonë zhvillohet pa ndonjë 
              ndërprerje dhe mbi një bazë autoktone. Njohuritë 
              e deritanishme nuk janë të mjaftueshme për të 
              përcaktuar se cilët ishin përfaqësuesit e grupeve 
              apo të komplekseve më të gjera etnokulturore ballkanike 
              të kësaj kohe. Mendimet e ndryshme sipas të cilave 
              këto mund të kenë qenë ose jo popullsi indoevropiane 
              mbeten ende të diskutueshme, sa kohë që të dhënat 
              gjuhësore nga fusha e toponimisë së lashtë të 
              Ballkanit është vështirë të përputhen 
              me siguri me të dhënat arkeologjike. Në këto 
              rrethana, banorët e kësaj lashtësie të largët, 
              këto grupe kulturore ka shumë gjasë t’i takonin 
              një popullsie paleoindoevropiane. 
             
              
	  include ("../reklama460.php");
	  ?>
             
            3. EPOKA E BRONZIT. KALIMI 
              NË ORGANIZIMIN FISNOR PATRIARKAL 
            Gjurmë të kohës së bronzit. Vendbanimet 
            Epoka e bronzit në Shqipëri përfshin mijëvjeçarin 
              e tretë dhe gjithë mijëvjeçarin e dytë 
              p.e.sonë, e deri në fundin e shek.XII p.e.r. Ajo njihet 
              prej të dhënave të fituara nga shtresat e kulturës 
              së bronzit në vendbanimet e Maliqit, të Trenit e 
              të Sovijanit në pellgun e Korçës, nga shtresa 
              e parë e vendbanimit të Gajtanit në afërsi të 
              Shkodrës, nga gjetjet në shpellën e Nezirit dhe nga 
              vendbanimi i Badherës e kalaja e Kalivosë në rrethin 
              e Sarandës. Gjithashtu njihet nga varrezat tumulare në 
              Mat, në Kukës, në Barç (Korçë), 
              në Pazhok (Elbasan), në Divjakë (Lushnjë), në 
              Patos (Fier), në Vajzë e Dukat (Vlorë), në Piskovë 
              (Përmet), nga tumat në luginën e Dropullit, nga tuma 
              e Bajkajt (Sarandë) e nga depo e gjetje të rastit të 
              zbuluara buzë liqeneve të Shkodrës, të Pogradecit, 
              të Prespës etj. 
              Këto të dhëna dëshmojnë se territori i 
              Shqipërisë gjatë kësaj epoke ka qenë i 
              populluar gjerësisht, që nga zonat e tij të ulëta 
              fushore e deri në krahinat e brendshme dhe të vështira 
              malore. Njerëzit banonin kryesisht në vendbanime të 
              hapura. Në një masë më të kufizuar janë 
              shfrytëzuar dhe shpellat, ashtu siç kanë vazhduar 
              të jenë në përdorim edhe palafitet, siç 
              tregojnë gërmimet e viteve të fundit në vendbanimin 
              palafit të Sovijanit. Nga fundi i kësaj epoke lindin edhe 
              vendbanimet e para të fortifikuara, të cilat rrethohen 
              me mure gurësh të palatuar e të lidhur në të 
              thatë apo me ledhe e hunj. Një pjesë e mirë 
              e vendbanimeve të këtij lloji, si kalaja e Gajtanit, qyteza 
              e Margëlliçit (Fier) etj., që do të marrin 
              zhvillim të plotë dhe do të bëhen karakteristike 
              për epokën pasuese, atë të hekurit, e kanë 
              origjinën e vet në këtë periudhë. 
              Banesat kanë qenë kasolle, që ndërtoheshin me 
              lëndë drusore, kallama e kashtë. Ato janë njëkthinëshe 
              zakonisht me planimetri katërkëndëshe, por duket 
              se ka qenë në përdorim edhe tipi me bazë të 
              rrumbullakët e trup konik. Dyshemetë kanë qenë 
              të shtruara me baltë të ngjeshur e të rrahur, 
              kurse muret të thurura me thupra e të lyera me baltë 
              të përzier me byk. Në mes kishin nga një vatër 
              të rrumbullakët; ka raste kur këtë e gjejmë 
              të vendosur anash në formën e një korite që 
              nuk njihet në banesat neolitike. Vlen të përmendim 
              një kompleks banesash të bronzit të vonë të 
              zbuluara në kalanë e Badherës, të cilat kanë 
              formë katërkëndëshe ose rrethore të ndërtuara 
              me një xokolaturë gurësh, mbi të cilën 
              ngriheshin paretet dhe çatia prej materiali të lehtë. 
             
              Lindja e metalurgjisë së bronzit dhe përparimet në 
              degët e tjera të ekonomisë  
            Karakteristika themelore e kësaj epoke është lindja 
              e metalurgjisë së bronzit, që i dha emrin dhe vetë 
              epokës. Për zhvillimin e saj ndihmoi shumë dhe pasuria 
              me bakër e vendit tonë, sidomos në zonat metalmbajtëse 
              të Matit, të Kukësit, të Korçës 
              etj. 
              Vendin kryesor në prodhimin e metalurgjisë e zënë 
              veglat e punës dhe sidomos armët, siç janë 
              sëpatat, drapërinjtë, shpatat, kamat, thikat dhe 
              majat e heshtave e të shigjetave. Veglat dhe armët e reja 
              nuk mundën të përjashtonin plotësisht nga përdorimi 
              veglat dhe armët e traditës neolitike. Madje në periudhën 
              e parë të bronzit ato janë ende të pakta e të 
              dobëta, por gradualisht shtohen e përsosen dhe hyjnë 
              gjerësisht në përdorim, duke ushtruar një ndikim 
              të fuqishëm në veprimtarinë ekonomike e shoqërore 
              të njeriut. Përsosuria e derdhjes dhe pastërtia e 
              objekteve të prodhuara në fundin e epokës së 
              bronzit arrin një nivel të tillë teknik, që 
              dëshmon se gjatë kësaj periudhe metalurgjia e bronzit 
              kishte arritur lulëzimin e saj të plotë dhe ishte 
              kthyer në një zejtari të mirëfilltë. Midis 
              këtyre prodhimeve meritojnë të përmenden sëpatat 
              me forma karakteristike vendase siç janë sëpatat 
              me emrin “shqiptaro-dalmate”. Krahas tyre qëndrojnë 
              prodhimet vendase të imitacioneve egjeane ose me origjinë 
              nga Evropa Qendrore, të tilla, si sëpatat dytehëshe 
              të tipit minoik, shpatat e gjata të tipit egjean, sëpatat 
              e tipit kelt, etj., që dallojnë nga prototipat e tyre 
              për veçantitë lokale. 
              Arritjet në fushën e metalurgjisë së bronzit 
              ndihmuan veprimtarinë prodhuese dhe u bënë mbështetje 
              për zhvillimin e degëve të tjera të ekonomisë, 
              në mënyrë të veçantë të bujqësisë. 
              Karakteri i saj ndryshoi edhe si pasojë e zhvillimit të 
              blegtorisë. Rritja e numrit të kafshëve shtëpiake, 
              si kali, gjedhët dhe bagëtitë e imëta, që 
              i gjejmë të përfaqësuara gjerësisht midis 
              materialit kockor në shtresat kulturore të vendbanimeve 
              të bronzit dhe në varrezat e kësaj kohe, solli me 
              vete ndryshime thelbësore në bujqësi. Nga kopshtet 
              e vogla, që rrëmiheshin me vegla të thjeshta prej 
              briri e druri, kalohet tani në shfrytëzimin e sipërfaqeve 
              më të gjera, që i punonin me parmendë druri, 
              duke shfrytëzuar forcën tërheqëse të kafshëve. 
              Tokat hapeshin me anë të djegies së pyjeve. Të 
              shkriftuara nga zjarri i fortë dhe të pasuruara me plehun 
              e hirit, ato ishin të gatshme për t’u mbjellë. 
              Bujkut primitiv nuk i mbetej veçse të hidhte farën 
              dhe ta mbulonte atë me një lërim të cekët. 
              Kjo tokë nuk mund të shfrytëzohej për shumë 
              vjet, sepse ngjishej dhe nuk mund të punohej më me veglat 
              e thjeshta të kohës, prandaj bujqit hapnin toka të 
              reja, gjë që i dha bujqësisë së bronzit 
              një karakter ekstensiv. 
              Në krahasim me qeramikën e bukur dhe të një 
              cilësie të lartë të neolitit të vonë, 
              qeramika e bronzit të hershëm paraqitet më primitive 
              si në teknikën e punimit, ashtu dhe në sistemin e 
              zbukurimit. Por kjo është një qeramikë me forma 
              të reja e të panjohura më parë, ndërsa 
              një element i rëndësishëm në ndërtimin 
              e saj janë vegjët. Më tipike në këtë 
              qeramikë janë vazot me dy vegjë të larta mbi 
              buzë, ato me dy ose katër vegjë unazore nën 
              grykë, filxhanët me një vegjë të lartë 
              mbi buzë dhe brokat me trup të fryrë dhe qafë 
              cilindrike me një vegjë nën grykë. Tipar tjetër 
              dallues i kësaj qeramike është zbukurimi me motive 
              plastike shiritash me ose pa thellim. E njohur në gjuhën 
              arkeologjike, për këtë arsye, si qeramika “shiritore”, 
              ajo përbën tani një element të ri kulturor që 
              nuk lidhet me traditën neolitike. Prototipat e saj janë 
              me origjinë të largët nga Ponti në brigjet e 
              Detit të Zi dhe shfaqja e saj në Ballkan, ashtu si dhe 
              në krahinat e tjera të Evropës është e 
              lidhur me dyndjen e madhe të një popullsie baritore që 
              vjen nga stepat e Lindjes aty nga fundi i neolitit. 
              Krahas kësaj qeramike do të vazhdojë të mbijetojë 
              edhe ajo me forma tradicionale neolitike vendëse, e zbukuruar 
              me ornamente të incizuara ose me kanelyra, e cila paraqitet 
              më e pakët në fillimet e shtresave kulturore dhe 
              gradualisht vjen e zë vend parësor në qeramikën 
              e bronzit. 
              Qeramika e bronzit të mesëm lidhet gjenetikisht me atë 
              të bronzit të hershëm dhe riprodhon të njëjtat 
              forma e sistem zbukurimi, por me një teknikë më të 
              përparuar. Shfaqen tani dhe forma të reja, prej të 
              cilave më karakteristike janë enët pseudominoike 
              me dy vegjë të larta mbi buzë, sahanët me dy 
              vegjë horizontale poshtë buzëve ose që ngrihen 
              mbi to, etj. 
              Në bronzin e vonë prodhimi qeramik rigjallërohet. 
              Enët paraqiten me forma më të evoluara, më të 
              pasura dhe më të përsosura nga pikëpamja teknologjike. 
              Zakonisht enët me parete të holla janë të pjekura 
              mirë dhe kanë ngjyra kryesisht të çelëta, 
              okër, të kuqe dhe gri në të blertë. Në 
              fillim kjo qeramikë është e thjeshtë, por në 
              fazat e mëpastajme pasurohet me zbukurime të pikturuara 
              me motive të larmishme gjeometrike. Tek qeramika më e 
              hershme e këtij tipi, pikturimi është bërë 
              pas pjekjes së enës dhe ka ngjyrë të kuqe të 
              praruar, kurse më vonë ai bëhet para pjekjes dhe 
              merr pastaj ngjyrën kafe me nuanca të ndryshme. 
              Në literaturën arkeologjike kjo qeramikë është 
              pagëzuar me emrin “devollite”, nga emri i krahinës 
              ku është zbuluar më parë. Por djepi i saj duket 
              se është pellgu i Korçës, ku ajo kronologjikisht 
              paraqitet deri tani si më e hershme. Këndej ajo përhapet 
              pastaj në të gjithë Shqipërinë e Jugut 
              dhe në krahinat fqinje të Maqedonisë, të Thesalisë 
              dhe të Epirit, ku datohet si më e vonë. Nga fundi 
              i bronzit, në sintaksën gjeometrike të sistemit zbukurues 
              të qeramikës “devollite” futen dhe elemente 
              të zbukurimit mikenas, si rezultat i lidhjeve gjithnjë 
              më të ngushta të kësaj treve me botën e 
              Egjeut. 
              Si e tillë qeramika “devollite” paraqitet si përfaqësuese 
              e një grupi të veçantë kulturor me një 
              shtrirje të gjerë në territorin jugor të Shqipërisë 
              dhe të diferencuar nga ai i krahinave veriore, i cili nuk zbaton 
              pikturimin e qeramikës dhe as teknologjinë e grupit “devollit”, 
              duke u treguar më konservator si ndaj formave, ashtu dhe ndaj 
              zbukurimit tradicional të periudhave pararendëse të 
              epokës së bronzit. 
              Prodhimet zejtare dhe ato bujqësore-blegtorale bënë 
              të mundshme edhe zhvillimin e këmbimeve. Tregues i rëndësishëm 
              në këtë drejtim janë depot ose objektet e fshehura, 
              që përbëjnë një dukuri të rëndomtë 
              në bronzin e vonë dhe që ndeshen jo rrallë dhe 
              në vendin tonë. Depo të tilla janë gjetur buzë 
              liqenit të Shkodrës dhe Bunës, në afërsi 
              të Shirokës e Beltojës me sëpata të tipit 
              “shqiptaro-dalmat”, në një shpellë afër 
              Koplikut dhe në fshatin Bushat me sëpata të tipit 
              “kelt”, etj. Këto depo, që krijohen në 
              raste rreziku nga zejtarë endacakë, të cilët 
              janë njëkohësisht dhe shitës të prodhimeve 
              të tyre, gjenden zakonisht gjatë rrugës natyrore. 
              Ato përmbajnë objekte të pavëna në përdorim, 
              shpesh prodhime të një kallëpi, të cilat, për 
              shkak të formave standarde, shërbejnë edhe si njësi 
              vlere për këmbim. 
              Objektet e importit egjean, italik dhe ato me prejardhje nga viset 
              e Evropës Qendrore, të përfaqësuara në 
              gjetjet arkeologjike të vendit tonë përmes armëve, 
              qeramikës dhe sendeve të tjera të luksit, janë 
              dëshmi e përpjesëtimeve që marrin këmbimet 
              gjatë bronzit. Zhvillimi i tyre dhe lidhjet me krahina kaq 
              të largëta u ndihmuan nga lindja në këtë 
              kohë e transportit tokësor, që shfrytëzon forcën 
              bartëse të kafshëve dhe sidomos shfaqja e anijeve 
              me vela, që lejuan lundrimet në det të hapur dhe 
              arritjen e brigjeve të tjera. Që nga kjo kohë banorët 
              e bronzit të vendit tonë, duket se kryen për herë 
              të parë dhe kalimin e Adriatikut. 
              Megjithatë duhet thënë se lidhjet midis krahinave 
              të ndryshme, qofshin këto të afërta apo të 
              largëta, nuk ishin të rregullta, prandaj dhe shkëmbimi 
              i produkteve midis bashkësive mbetet gjithnjë një 
              gjë e rastit. 
             
              Ndryshimet në strukturën shoqërore 
             Përparimet në degët e ndryshme të ekonomisë 
              çuan në rindarjen e punës midis sekseve dhe për 
              pasojë në ndryshimin e pozitës shoqërore të 
              burrit dhe të gruas. Burri duke u marrë tani si me bujqësi 
              e blegtori, ashtu edhe me prodhimin metalurgjik, zuri vendin drejtues 
              në ekonomi e shoqëri, ndërsa roli i gruas u dobësua. 
              Kjo solli ndryshime dhe në marrëdhëniet shoqërore, 
              të cilat u shprehën në zëvendësimin e rendit 
              gjinor matriarkal me atë patriarkal dhe në kalimin nga 
              familja matriarkale me çifte në familjen patriarkale 
              monogame, e cila u bë dhe bërthamë e shoqërisë 
              fisnore të kësaj kohe. Brenda fisit ajo formonte një 
              njësi të pavarur ekonomike e shoqërore. Pjesëtarët 
              e saj i lidhte prona e përbashkët e familjes, prodhimi 
              dhe konsumi i përbashkët. Të gjithë pjesëtarët 
              e familjes ishin të barabartë midis tyre, kurse kryetari 
              ishte i pari midis të barabartëve. 
              Gjatë epokës së bronzit struktura e fisit u bë 
              më e ndërlikuar. Midis familjes dhe fisit u krijua një 
              hallkë tjetër, vëllazëria, e cila përmblidhte 
              disa familje të mëdha patriarkale, të dala nga ndarja 
              e familjes mëmë. 
              Pasqyrë e këtij organizimi shoqëror janë monumentet 
              skulpturore të kësaj kohe, tumat, të cilat janë 
              varre apo varreza kolektive të një familjeje, vëllazërie 
              ose fisi. Inventari i varreve të tyre flet dhe për diferencim 
              social të popullsisë dhe një shtresëzim fillestar 
              të saj, që e ka bazën te përparimet e shënuara 
              në ekonomi dhe te mundësia që u krijua për grumbullimin 
              e një lloj pasurie prej kësaj. Vetë ky fakt nënkupton 
              krijimin e premisave për lindjen e pronës private, që 
              do të sjellë në të ardhmen shpërbërjen 
              e bashkësisë primitive. 
              Prirja për të shtuar pasurinë, për të fituar 
              toka e kullota të reja çoi gjatë kësaj epoke 
              në konflikte e lufta të vazhdueshme. Lëvizjet dhe 
              dyndjet e mëdha të popullsive që vërtetohen 
              në mënyrë të qartë, përmes të 
              dhënave arkeologjike, janë një shfaqje e kësaj 
              dukurie. Lindja e vendbanimeve të fortifikuara, përsosja 
              e armëve dhe vendi që zënë ato në inventarin 
              e varreve, dëshmojnë se nga fundi i epokës lufta 
              ishte bërë një funksion i rregullt në jetë. 
              Plaçkitjet dhe përfitimet e tjera që vinin prej 
              saj, rritën një shtresë udhëheqësish ushtarakë, 
              e cila filloi të veçohet nga masa e gjerë e anëtarëve 
              të fisit, duke u pasuruar përmes përvetësimit 
              të pjesës më të madhe të plaçkës 
              së luftës dhe të robërve të saj. Këta 
              të fundit do të bëhen pastaj burim për format 
              më të hershme të shfrytëzimit të njeriut 
              si skllav në familjet patriarkale ose ndryshe për lindjen 
              e skllavërisë patriarkale. 
             
              
	  include ("../reklama460.php");
	  ?>
             
             Botëkuptimi dhe arti 
             Niveli i ulët i faktorëve të prodhimit dhe karakteri 
              empirik i njohurive krijuan te njeriu primitiv një botëkuptim 
              magjik-mistik për botën që e rrethonte dhe fenomenet 
              e veçanta të saj. Mbi këtë bazë gjatë 
              epokës së bronzit vazhdojnë të jetojnë 
              rite e besime të trashëguara nga shoqëria neolitike 
              siç është kulti i tokës-mëmë që 
              vazhdon të ushtrohet edhe gjatë periudhës së 
              parë të bronzit dhe që shprehet nëpërmjet 
              figurave prej balte të pjekur, të cilat paraqesin gruan-mëmë, 
              apo riti i flijimit dhe i varrimit të fëmijëve brenda 
              territorit të vendbanimit, që i shërbejnë mbrojtjes 
              nga fuqitë mistike keqbërëse, që vërtetohen 
              me horizontin e bronzit të hershëm në Maliq dhe më 
              vonë në grupin e urnave të shtresës së 
              fundit të bronzit në Tren. 
              Shqetësimi për fatin e njeriut pas vdekjes krijoi tek 
              njerëzit primitivë botëkuptimin e vazhdimit të 
              jetës përtej varrit, që shprehet në këtë 
              epokë me kujdesin e veçantë që tregohet për 
              të vdekurin, për plotësimin e riteve të varrimit 
              dhe për ndërtimin e vetë varreve. Krahas varreve 
              të dysta të trashëguara nga neoliti, shfaqen në 
              fillim të epokës së bronzit varret me tuma. Këto 
              janë varre monumentale në formën e kodrave të 
              vogla gjysmë sferike, të larta 1-4 m e me diametër 
              15-30 m, të ngritura me dhé e me gurë. Disa prej 
              tyre kanë në bazë nga një ose dy unaza kufizuese 
              me gurë, të cilat shërbenin si kufi për masën 
              e dheut që hidhej mbi varret. Në qendër të tumës 
              zakonisht është vendosur varri më i hershëm, 
              për të cilin është ngritur tuma, kurse përreth 
              e mbi të janë vendosur varre të tjera të mëvonshme. 
              Arkitektura e varreve është e thjeshtë në formë 
              gropash të rrumbullakëta ose katërkëndëshe 
              të rrethuara e të mbuluara me gurë, apo arkash katërkëndëshe 
              prej druri apo gurësh. 
              Varrimi bëhej duke e vendosur trupin me këmbë dhe 
              me duar të mbledhura në pozicion fjetjeje. Kjo mënyrë 
              varrimi e njohur që në neolit bëhet më karakteristike 
              gjatë gjithë epokës së bronzit. Varrimi me djegie 
              përkundrazi ndeshet më rrallë. Në këtë 
              rast hiri dhe mbeturinat e djegura të trupit vendoseshin zakonisht 
              në gropa të mbuluara me gurë ose me urna. Të 
              vdekurit shoqëroheshin në varr me takëmin funerar, 
              karakteri i të cilit përcaktohej nga seksi dhe pozita 
              shoqërore e të vdekurit. Që nga bronzi i mesëm 
              fillojnë të shfaqen dallimet midis varreve me inventar 
              të pasur e të thjeshtë. Në disa raste të 
              vdekurin e shoqëronin në varr edhe kafshë që 
              adhuroheshin, siç është rasti i varrit qendror 
              të tumës së madhe të Pazhokut, i cili krahas 
              dy skeleteve përmbante dhe një kokë kau, kafshë 
              kjo e lidhur me kultin e bujqësisë me parmendë, mjaft 
              i përhapur si i tillë në botën e Mesdheut. Dy 
              unazat bashkëqendrore me gurë të kësaj tume 
              janë me sa duket, shprehje e kultit të diellit, që 
              adhurohej nga përfaqësuesit e këtyre tumave si një 
              fuqi jetëdhënëse dhe burim i prodhimtarisë së 
              tokës. 
              Arti i kohës së bronzit është kryesisht një 
              art i zbatuar i stilit gjeometrik, që përdoret në 
              zbukurimin e qeramikës dhe më pak në prodhimet prej 
              bronzi. Arti plastik, që përfaqësohet me figurinat 
              skematike të gruas-mëmë paraqitet tani në rënie. 
              Ai nuk ka veçse pak jetë gjatë periudhës së 
              parë të kësaj epoke derisa më vonë zhduket 
              krejt. Në bronzin e hershëm një rënie ka edhe 
              në zbukurimin e qeramikës, por më pas, e sidomos 
              në bronzin e vonë, ky art njeh një ngritje të 
              re. Në qeramikën e tumave të Pazhokut ai është 
              zbatuar në teknikën e incizimit. Motivet janë trekëndësha 
              e rombe të vargëzuara me fushën e mbushur me vija 
              të pjerrëta paralele. Në qeramikën “devollite” 
              këto motive janë të pikturuara me tone pashkëlqim 
              ngjyrë të kuqe apo kafe. Thurja e harmonishme e kompozicionale 
              e tyre në enë me forma elegante përfaqëson një 
              nga arritjet më të mira të artit dekorativ të 
              epokës së bronzit. 
              Në prodhimet metalike zbukurimet janë të varfra. 
              Vlerat artistike i shohim të shprehura më tepër në 
              format e bukura të disa veglave, sidomos te sëpatat “shkodrane” 
              e “shqiptaro-dalmate” të zbukuruara në mykat 
              e tyre me stolisje plastike brinjësh, që hijeshojnë 
              formën e zhdërvjellët të vetë objekteve. 
             
              
	  include ("../reklama460.php");
	  ?>
             
             |