P A R A T H Ë N I E
Historia e Shqipërisë nën sundimin osman gjatë
shek. XVI-XVIII ka qenë trajtuar, si pjesë e tretë
e vëllimit të parë të Historisë së
Shqipërisë, botuar në Tiranë në vitin 1959,
shkruar nga një grup autorësh.
Në vitin 1972 u botua si dispensë (Pjesa III e vëllimit
të parë), tekst për studentët e universiteteve
të vendit, e shkruar nga Selami Pulaha dhe Stavri Naçi.
Në vitet 1983-1984, kur u botuan vëllimet II, III dhe
IV të Historisë së Shqipërisë, kjo pjesë,
ashtu si gjithë vëllimi i parë, nuk u botua. Ajo
u ruajt si dorëshkrim në Arkivin e Institutit të
Historisë dhe u vu në përdorim të pedagogëve
e të studiuesve.
Në këtë botim të ri të Historisë së
popullit shqiptar, Shqipëria nën Perandorinë Osmane
gjatë shek. XVI - vitet 20 të shek. XIX përbën
pjesën e tretë të vëllimit të parë
dhe është shkruar nga këta autorë:
Kreu I (1,2,4), Zhvillimi ekonomik i tokave shqiptare (shek. XVI
- mesi i shek. XVIII), dhe Kreu II, Zhvillimi politik i tokave shqiptare.
Kryengritjet e armatosura (shek. XVI – mesi i shek. XVIII),
janë hartuar nga prof. dr. Selami Pulaha dhe janë redaktuar
nga prof. dr. Petrika Thëngjilli. Zona e çifligut (Kreu
I/3) është shkruar nga prof. dr. Petrika Thëngjilli.
Kreu III, Ndryshimet në strukturën fetare të popullit
shqiptar. Përhapja e fesë islame (shek. XV-XIX), është
shkruar nga Ferit Duka.
Kreu IV, Pashallëqet e mëdha shqiptare (1771-1831), është
hartuar nga dr. Stavri Naçi dhe është redaktuar
nga prof. as. dr. Ferid Duka.
Kreu V, Kultura dhe arsimi në shek. XVI-XVIII është
shkruar nga një grup autorësh:
Koha e përhapjes së fjalëve shqip, shqiptar dhe Shqipëri
nga prof. Shaban Demiraj; Letërsia shqipe në shek. XVI-XVII
dhe Letërsia shqipe gjatë shek. XVIII nga prof. dr. Jorgo
Bulo; Arsimi dhe kultura në qytetin e Voskopojës nga prof.
Dhimitër Shuteriqi; Arkitektura në shek. XV-XVIII nga
prof. dr. Gjerak Karaiskaj; Artet figurative në shek. XVI-XVIII
nga Mustafa Arapi dhe Gazmend Muka.
Për hartimin e Kreut III të kësaj pjese është
pasur në konsideratë në mënyrë të
veçantë studimi i prof. dr. Muhamet Tërnavës
(Prishtinë) Ndryshime në strukturën fetare në
Kosovë.
|